Mbledhja e produktit
Mbjellja dhe transplantimi
Mbjellja e domates mund të fillojë nga shtrati i farës, në këtë rast duhet të bëhet në muajt janar dhe shkurt.
Në fushë të hapur muajt më të përshtatshëm per mbjellje janë prilli dhe maji. Kultivimi në fushë të hapur nuk kërkon mbështetje për fidanët.
Domatja e familjes San Marzano preferon një klimë të ngrohtë dhe të butë dhe një ekspozim në një zonë me diell të mbrojtur nga era. Kjo domate nuk duhet të ekspozohet kurrë në temperatura nën dymbëdhjetë gradë, ato optimale variojnë nga njëzet e një deri në njëzet e tre gradë. Zakonisht kjo lloj domate rritet nga pranvera deri në fund të stinës së vjeshtës.
Plehërimi
Plehërimi është një operacion shumë i rëndësishëm në kultivimin e domateve. Kjo bimë ka nevojë për elemente ushqyese thelbësore për zhvillimin e saj korrekt; do të shtojmë sasi të vogla azoti disa herë nga faza e transplantimit gjatë gjithë ciklit të kultivimit. Fosfori dhe kaliumi do të administrohen në rastin e kulturave të mëdha dhe të gjera. Kalciumi dhe magnezi mund të jenë të dobishëm në parandalimin e kalbjes së majes se frutit te domates.
Mbledhja dhe konservimi
Në përgjithësi, korrja e domates bëhet nga 15 korriku ne 15 shtator; do të bëhet me dorë, me shumë delikatesë, kur fruti të ketë arritur pjekurinë e duhur dhe të ketë ngjyrë të kuqe.