Konsulencë
Al-Pi, përveç shitjes në shkallë të gjerë që nga viti 2014, kryen shitje direkte të produkteve të përpunuara , duke zgjedhur me kujdes varietetin dhe llojin e lëndës së parë. Serat e rritjes së domates, magazina e paketimit dhe frigoriferet jane te ndjekur rregullisht nga Agronom te certifikuar Italian dhe Shqiptar.
Cdo fermeri i ofrohet konsulenca e duhur qe nga zanafilla e mbjelljes se prodhimit shoqeruar dhe nga “Fletorja e Fermerit” si një instrument i thjeshtë por i rëndësishëm në shërbim të evidentimit të aktivitetit financiar të fermerëve të thjeshtë. Përveç kësaj sipërmarrje në mbështetje të edukimit financiar të fermerëve. Asistence ne perdorimin e plehrave kimike sasi/siperfaqe, duke ua lehtesuar sa me shume punën në administrimin fermerve. Kjo perkthehet ne sasi prodhimi, cilesi, siguri dhe sigurisht shperblim dhe rritje eksporti.
Objektivat tona
Objektivi yne parësor është t’i garantojë konsumatorit standardet më të larta të sigurisë ushqimore nëpërmjet gjurmueshmërisë së produkteve, dhe kjo është arsyeja pse teknikët e prodhimit kontrollojnë standardet e cilësisë së sipërpërmendur në baza ditore.
Ofrojme konsulence per:
Lakër Sallatë
- Plehërim me formulën 15-5-30 (ose formula të ngjashme) për zmadhimin dhe forcimin e frutit dhe nderprerja e plehërimit dy javë përpara vjeljes.
- Vaditje e balancuar.
- Ajrosje e mirë e serrës gjatë ditës dhe mbyllje e mirë e saj gjatë natës.
- Monitorim për kalbëzimin, vrugun, kërmillin, krimbin e murrmë dhe fluturën e lakrës
- Fillimi i vjeljes
Speca
- Plehërim me formula dhe kalcium.
- Merrni masa për Botritis, Vrugun e rrënjeve, kalbëzimi i qafës, bakteriozat, fuzarium, alternaria.
- Bëni kujdes me vaditjet për të mos krijuar lagështi të tepërt
Domate
- Plehërimi baze i tipit DAP NPK dhe pleh ORGANIK.
- Per mbjelljet e muajit shkurt.
- Plehrime te tjera kristalore dhe organike.
- Kujdes i madh duhet patur me semundjen e Nematodes dhe fusarioses.
- Kujdes duhet dhe per semundjet te tipit Vrugu, Kalbezimi, Butrici.
Në fakt, domatja, ka nevojë për disa faktorë thelbësorë për kultivimin e saj: së pari një klimë e butë pothuajse gjatë gjithë vitit, me toka kultivuese që duhet të jenë ranore dhe me teksturë mesatare. . Vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet edhe ujitjes. Nga kjo rrjedh se, brenda zonës evropiane, vetëm territori ynë është i përshtatshëm për kultivim. I vetmi vend i përshtatshëm për kultivimin e domateve dhe vecanerisht domates IKRAM.